Kryeministri Haradinaj takohet me Sekretarin Parolin, ia kërkon njohjen e Vatikanit

12:40 | 10 June 2019

Sekretari i shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin po qëndron në Kosovë. Ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, Haradinaj i ka kërkuar Pietro Parolin që Selia e Shenjtë ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo vizitë është përkushtim për avancim të marrëdhënieve me shtetin e Vatikanit.

“Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: