Kryeministri Haradinaj takohet sot me kancelaren Merkel, ja çka bisedojnë

08:17 | 06 June 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Haradinaj tha se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Përpos kancelares Merkel, ai pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Kryeministri ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai po shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Komento: