Kryeministri Haradinaj takon Daut Demakun, mbushet pozitivitet

14:55 | 16 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim autorin Daut Demaku.

Me këtë rast kryeministri është zotuar se Qeveria në vazhdimësi do të mbështesë idetë krijuese.

“Ishte kënaqësi të bisedoj me Daut Demakun, autorin e shumë librave, për projekte potenciale kulturore dhe motivuese, si dhe për pasurimin e veprimtarisë botuese në vend. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të mbështes idetë krijuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /ORAinfo/

Komento: