Kryeministri Haradinaj thotë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror i Kosovës

10:45 | 02 May 2019

Është mbajtur sot takimi i Komitetit Ndër-Ministrotr për anëtarësim dhe Integrim në NATO.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.

Komento: