Kryeministri Haradinaj thotë se do t’i ndëshkoj ata që shpallen tender milionësh për Plazma

12:22 | 19 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do t’i ndëshkojë ata që shpallen tender milionësh për Plazmat.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit në media të një tenderi të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) për blerjen ndër të tjerash të produkteve serbe, si Plazma, Eurokrem e Smoki.

Ai tha se për këtë gjë u njoftua nga mediat dhe se tashmë janë kontaktuar të gjitha institucionet përgjegjëse.

Madje, paralajmëroi procedura ligjore për ta.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, shkroi Haradinaj.

Në anën tjetër, para pak çastesh Periskopi publikoi artikullin se si AQP shtiret se kinse nuk e di pse u përfshinë këto produkte serbe në tenderin prej 23 milionësh, të publikuar sot nga Gazeta “Zëri”.

Sasia e ‘Plazmave’ të Serbisë që institucionet duan të blejnë përmes tenderit 23 milionësh

“Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Produktet ushqimore që do të blihen janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.

Produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në dokumentet që i ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se produktet që do të blihen janë të destinuara për shumë institucione qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.

Në kategorinë e katërt të këtij tenderi mes shumë produkteve të planifikuara për blerje janë edhe 7218 pako plazma me peshë prej 150 gr. Po ashtu, në këtë kategori të tenderit janë paraparë të blihen edhe 727.284 copa eurokrem, ose ekuivalent në peshë prej 50 gr, si dhe 2448 kg eurokrem ose ekuivalent. Në dosjen e tenderit 23 milionësh si asnjëherë më parë janë specifikuar me emër produktet që do të blihen, ndonëse një veprim i tillë është i ndaluar me ligj.

I kontaktuar nga gazeta Zëri, drejtori i AQP’së, Behxhet Rukiqi, thotë të mos jenë në dijeni për produktet që janë kërkuar përmes këtij tenderi, por kur gazeta e ka pyetur atë se aty kërkohen edhe plazma të prodhuara në Serbi, ai tha se të dhënat kanë mbetur të mëhershme dhe se ato do të ndryshohen.

“Emrat e produkteve kanë mbetur nga më herët, nuk e kemi vrenjtur, por ato do të korrigjohen”, ka thënë përmes telefonit Rukiqi.

Komento: