Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se implementimi i ligjeve dhe udhëzimeve është dobësia e jonë. Sipas tij, punohet shumë për ligje, e akte të ndryshme, por ato nuk po implementohen.
Kështu tha Haraadinaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke ritheksuar se viti 2019 do të jetë viti i Ekonomisë.
“Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë. Ligji për TVSH është proceduar në Kuvend, para nesh mbetet çështja e formaliteti dhe duhet të jemi bashkë që ta rrumbullakojmë këtë ligj. Kemi plot sfida për implementimin e ligjeve në Kosovë, pra zbatimi është dobësia jonë, nuk është që nuk hartojmë ligje, akte e udhëzime, kemi plot por dobësitë tona vërehen shumë kur është puna për implementim. Ekzistenca e këshillit kombëtarë duhet të theksohet me veprimet që burojnë nga tavolina jonë. Kisha kërkuar nga ju të jeni kërkues dhe takimet të jenë mujore dhe nuk kanë nevojë të jenë të gjata por efektive. Personalisht e kam vlerësuar të rëndësishme që gjatë këtij viti të fokusohemi në ekonomi me gjithë sfidat që i kemi përpara”, është shprehur Haradinaj.