Kryeministri Haradinaj thotë se Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë

12:18 | 16 February 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë.

Haradinaj është takuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, të cilit i ka kërkuar mbështetje.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kroacia si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është shembull i mirë që duhet ndjekur nga Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike.

Haradinaj gjatë këtij takimi ka kërkuar mbështetjen kroate.

“Për shumë tema në interes të të dyja vendeve, biseduam sot me Andrej Plenkovic, kryeministrin e Kroacisë në një takim bilateral. U dakorduam që të intensifikojmë agjendën politike dhe ekonomike dhe kërkova mbështetjen kroate në rrugën tonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: