Kryeministri Haradinaj thotë se po bëhet presionin i madh për taksën

16:18 | 10 January 2019

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka treguar për presionin e madh që po i bëhet për taksën, ku i ka kërkuar BE-së të reagojë për marshin në Banjallukë.

Haradinaj, ka reaguar ashpër pas marshit të organizuar nga serbët në Banjallukë në të cilinn këndoheshin këngë të cilat bëjnë thirrje për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës.

Sipas kryeministrit këto janë veprime të cilat kanë për qëllim destabilizimin e të gjithë Ballkanit.

Ai ndërkohë ka kritikuar mos reagimin e BE-së lidhur me këto veprime destabilizuese të Serbisë, dhe ka kujtuar gjithë presionin e madh që po bëhet nga zyrtarët e Bashkimit Evropian drejt Republikës së Kosovës për të hequr vendimin për taksën.

Haradinaj këtë çasje të BE-së e ka cilësuar si të disbalancuar.

“Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë, tash në satelitin e tyre të quajtur Republika Srpska. Fatkeqësisht Serbia refuzon aktivisht integrimin dhe përqafimin e vlerave europiane.Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjëve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Europian”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se skena të tilla ia sjellin ndërmend aparaturën e Sllobodan Millosheviqit.

“Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, ka shtuar ndër të tjera Haradinaj.

Komento: