Kryeministri Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë së tij për vitin 2019 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë së tij për vitin 2019

12:05 | 31 Dhjetor 2018

Në konferencën e fundvitit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për prioritetet e Qeverisë së tij për vitin 2019.

Ai për këtë vit ka thënë se vitin që vjen Qeveria do t’ia kushtojë ekonomisë.

“Energjia jonë, vëmendja jonë do t’i kushtohet ekonomisë. Tashmë i kemi përpara programet që do t’i fillojmë vitin tjetër”, tha Haradinaj.

Për taksën ndaj produkteve serbe kryeministri ka deklaruar se masa është ekonomike dhe nën mbrojtjen ekonomike të Kosovës.

“Ne duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm i kemi dhënë disa qindra milionë me ble armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshirn të merremi vesh për njohjen reciproke dhe me të punojë me logjikën evropiane, amerikane në Ballkan, do ta largonim taksën që nga sot. Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket dialogut, kryeministri Haradinaj tha se votimi i delegacionit shtetëror e ka gjet përkrahjen e të gjithëve, edhe timen. “Kemi mbërri në një kornizim të diagolut, por nuk kemi arritur ta finalizojmë”, shtoi ai.

Në pyetjes se a ka hequr dorë presidenti nga korigjimi i kufijve, Haradinaj është shprehur: “Mendoj se është njëfarë konfirmimi se i jepet rol delegacionit. Ne nuk e kemi lehtë. Kemi sfida. Fokusimin do t’ia jepi ekonomisë”.

Komento: