Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë

19:55 | 24 December 2018

Besimtarët katolik janë duke festuar Krishtlindjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Haradinaj ka thënë se në këtë ditë i kujtojmë brezat që janë flijuar për një të sotme më të mirë, përcjell.

Ja urimi i plotë i kryeministrit:

I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik, Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe te të gjithë qytetarëve të Republikës sonë si dhe të huajve që shërbejnë në Kosovë, në misione të ndryshme, të mbretërojë mirëqenia dashuria dhe paqja. Le të shërbejë kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve për të na bërë bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, të na jep forcën që t’u gjendemi pranë atyre që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë. Në këtë ditë kujtojmë brezat që janë flijuar për një të sotme më të mirë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar një të nesërme me mirëqenie dhe progres për të gjithë qytetarët tanë.

Gëzuar!

Komento: