Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës me rastin e festës së Pashkëve ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.
Haradinaj ka thënë se kjo festë për mijëra vjet i ka bashkuar shqiptarët.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike.
Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor.
Uroj që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë.
Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Festën e shenjtë të Pashkëve!