Kryeministri Haradinaj uron Maqedoninë Veriore

13:17 | 06 Shkurt 2019

Maqedonia Veriore po bëhet pjesë e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Këtë ngjarje e ka quajtur hap të madh për tërë rajonin që synon paqen e përhershme

Postimi i plotë i tij:

Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme.

Komento: