Kryeministri Haradinaj uron për 1 Qershorin

12:00 | 01 June 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Haradinaj ka shkruar se në orën mësimore me nxënësit në Prishtinë u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin dhe të ardhmen e vendit.

Kryeministri është shprehur se duhet të angazhohemi të gjithë për respektimin dhe mbrotjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve.

“Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit”.

Komento: