
Hoti e Hyseni flasin me shtetet e Quint’it për dialogun e Bukselit.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT’it.
Zyra e Kryeministrit njofton se në takim me theks të veçantë është diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.
“Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ritheksoi kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Tutje në takim është diskutuar edhe për masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19.
“Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.