Kryeministri Hoti fton qytetarët të ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së kundër COVID-19

16:45 | 10 Qershor 2020

Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka takuar përfaqësuesit e shoqatave shëndetësore.

Ai ka thënë se ata janë nga fillimi e deri më tani në krye të detyrës, duke iu premtuar kështu mbështetje.

Ndërsa ka porositur qytetarët që të vazhdojnë të duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

Ja postimi i plotë i tij:

Ballafaqimi me virusin #COVID19 është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit.

Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, takuam përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme janë në krye të detyrës. Atyre u premtuam mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit.

Ftoj qytetarët që t’i ndihmojmë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe të mbrohemi, duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

#QeveriaHoti #RKS

Komento: