Kryeministri Hoti “kërcënon” bizneset: Kush nuk i zbaton masat do të mbyllet së paku 3 muaj

13:56 | 11 Nëntor 2020

Hoti “kërcënon” bizneset: Kush nuk i zbaton masat do të mbyllet së paku 3 muaj.

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja në luftën anti-Covid-19.

Ai ka treguar se në 7 komuna do të kufizohet liria e lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 19:00, ndërsa ka thënë se e lejon aktivitetin ekonomik deri në ora 19:00.

Kryeministri ka paralajmëruar bizneset të cilat nuk i respektojnë masat e qeverisë do të mbyllen së paku tre muaj, shkruan Reporteri.net.

“Nëse një dyqan, një restorant, qendër tregtare, biznes ose institucion nuk i zbaton masat dhe vendimet e qeverisë do të ketë mbyllje totale së paku për 3 muaj”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri tha se nuk ka zgjidhje tjetër pasi vendi po kalon në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit.

Komento: