Kryeministri Hoti në takim të paparalajmëruar me Macron, cila ishte tema e bisedimeve?

14:08 | 19 Nëntor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti nuk po merr pjesë në interpelancën ndaj tij në Kuvendin e Kosovës.

Kjo interpelancë që ka nisur pas orës 11:00, po vazhdon ende, teksa po diskutohet për temën e personave të pagjetur, shkruan lajmi.net.

Mungesën e Hotit e ka arsyetuar zëvendësi i tij, Driton Selmanaj. Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Uran Ismaili, Selmanaj ka thënë se Hoti është në një takim virtual me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Është hera e dytë që për një periudhë të shkurtë në Kuvend kemi fol për këtë temë. Qeveria është e gatshme, por mungesa e kryeministrit është se Hoti është në një takim virtual me presidentin Macron”, ka thënë ai.

Ende nuk dihet se cila është tema e diskutimit të Hotit me Macron, në këtë takim që vije në një periudhë të ndjeshme të vendit pas aktakuzave të Speciales, bllokimin e dialogut dhe deklaratat e paprecedenta të Serbisë.Nuk dihet ndërkaq nëse njëra nga këto tema do të jetë pjesë e diskutimit të takimit Hoti- Macron.

Komento: