Kryeministri Hoti njofton së do të takohet me Pompeon

18:18 | 01 Shtator 2020

Kryeministri njofton se do të ketë takim me Pompeon.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është lajmëruar nga Ëashingtoni, duke treguar se do të kenë takime në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, dhe me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptar.

“Delegacioni i Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj”,ka shkruar Hoti.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime të cilat i kanë shërbyer për të mirë Kosovës dhe nuk do të jetë ndryshe as kësaj here.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, ka potencuar Hoti.

Ai ka treguar se në Ëashington do të prezantojnë projekte të mëdha ekonomike të cilat ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe integrimin e Kosovës në tregun rajonal e evropian.

“Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, ka përfunduar kryeministri.

Komento: