Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme

12:30 | 09 Korrik 2020

Ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm të mërkurën IKSHPK ka raportuar 214 raste me koronavirus.

E për ketë, kryeministri Hoti ka paralajmëruar se mund edhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe nuk do të hëzitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK”, ka thënë Hoti.

Hoti poashtu ka treguar edhe hapat qe kanë ndjekur sa përket menaxhimit më koronavirus.

Kryeministri ka thënë se do të riorganizohen edhe klinikat e tjera të QKUk, për të rritur numrin e shtretërve për pacientet që do të trajtohen nga koronavirus.

Komento: