Kryeministri Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta garanton tranzicionin, pa krijuar vakum institucional

13:36 | 05 Nëntor 2020

Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta garanton tranzicionin, pa krijuar vakum institucional

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook ka publikuar deklaratën e Qeverisë ku thuhet se vlerësojnë situatën e krijuaj pas dorëheqjes së presidentit, derisa shton se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, ka thënë ai.

Komento: