Kryeministri Hoti: Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë

13:24 | 14 December 2020

Hoti: Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.

Kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.

Sipas tij KOSTT-i i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë̈ Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë. Mbështetja e Qeverisë për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngase stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.

Komento: