Kryeministri Hoti për emërimin e Skënder Hysenit: Ai flet në emër timin në Bruksel

12:57 | 22 Korrik 2020

Skënder Hyseni ka marrë besimin e Qeverisë së Kosovës qe të jetë koordinator për dialog me Serbinë në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Para gazetarëve, ai ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel, ku pjesëmarrës do të jetë edhe koordinatori i ri për dialogun, Skender Hyseni.

Hoti ka folur edhe për kompetencat që ka Hyseni në këto takime, teksa ka bërë të ditur se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve.

“Në përputhje me platformën tonë, unë kam emëru Skender Hysenin si koordinator për shtetëror. Ai flet në emër timin. Ai ka kompetencë të më përfaqësojë mua. Nesër ai është në Bruksel bashke me zotin Makolli për të draftuar marrëveshjen finale për të pagjeturit”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, emërimin e Hysenit në këtë pozitë e ka mirëpritur dje presidenti Thaçi.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Hyseni ka kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Komento: