Kryeministri Hoti reagon pas sulmit në Vjenë

23:37 | 02 Nëntor 2020

Kryeministri Hoti ka reaguar pas sulmit në Vjenë.

Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit terrorsit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se lajmi për sulmin terrorist në Vjenë është tronditës.

“Lajmi për sulmet terroriste në #Vienna, #Austria janë tronditëse. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Hoti.

Komento: