Kryeministri Hoti sot viziton ShSKUK

10:09 | 22 Shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do ta vizitojë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Vizita e Hotit në ShSKUK, parashihet të ndodhë në ora 10:00 të së martës, njofton Insajderi.

Ai do të pritet nga kryetari i këtij institucioni shëndetësor, Valbon Krasniqi.

Menaxhimi i pandemisë COVID-19 pritet të jetë çështja kryesore e diskutimit.

Komento: