Kryeministri Hoti takohet me presidentin Meta

14:44 | 03 Korrik 2020

Presidenti Meta pret në takim kryeministrin Hoti.

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë qëndrimit ditor në Tiranë u mirëprit edhe nga presidenti Ilir Meta.

Pas takimit nuk do të ketë konferencë për media.

Para takimit me presidentin Meta, Hoti u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i ekzekutivit pritet të takohet edhe me liderët tjerë politik të Shqipërisë.

Komento: