Kryeministri Hoti tregon pse u shuajt Task-Forca anti-korrupsion

21:11 | 28 Tetor 2020

Hoti tregon pse u shuajt Task-Forca anti-korrupsion.

Kryeministri Hoti ka folur për shuarjen e Task-Forcës, nuk i është përgjigjur deklaratave të Trump e Kosnett.

Një vendim i qeverisë së Avdullah Hoti, bëri bujë të madhe në Kosovë.

Madje shuarjen e task forcës anti korrupsion brenda policisë e kritikuan edhe ambasadorët e huaj.

Kritik për këtë vendim të ekzekutivit ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Phipli Kosnett.

Ai këtë e ka vlerësuar si vendim të gabuar.

E këtyre kritikave kryeministri Avdullah Hoti, ka zgjedhur që të mos ju përgjigjet.

Sipas Hotit, zyrtarëve nuk u është ndalur puna dhe ata vazhdojnë që ti trajtojnë të gjitha rastet që i kanë në punë.

Sipas tij vendimi paraprak ka qenë anit kushtetues, dhe se do të gjendet një zgjidhje brenda organogramit të ri të policisë.

Shefi i qeverisë, Avdullah Hoti, shtoi se ud drejtori i Policisë së Kosovë do të dërgojë një letër tek Prokuroria Speciale për ti kërkuar bashkëpunim në lidhje me luftimin e korrupsionit.

Hoti këto komenti i bëri pas një vizite që kishte në Komisionin Rregullatvi të Prokurimit Publik.

Komento: