Kryeministri Hoti zhvilloi bisedë telefonike me deputetin gjerman

17:35 | 15 Qershor 2020

Hoti zhvilloi bisedë telefonike me Kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul.

Me të biseduan rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe përkushtimet institucionale të Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe rolin që ka treguar Republika e Gjermanisë në mbështetje të zhvillimit të gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti e falënderoi Wadephul, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për miqësinë por edhe ndihmën që Gjermania ka treguar ndaj vendit tonë.

Poashtu, kryeministri Hoti theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes shtetërore gjermane, derisa e njoftoi Wadephul për prioritetet qeverisëse, me theks, përballjen me pandeminë COVID-19, masat për fuqizimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe procese të tjera me rëndësi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul në emër të parlamentarëve gjermanë, rikonfirmoi mbështetjen e tyre për Kosovën.

Komento: