Kryeministri i Australisë i bindur se rrënjët e tij janë nga Shqipëria

11:08 | 28 November 2024
kryeministri-i-australise-i-bindur-se-rrenjet-e-tij-jane-nga-shqiperia

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se ai ende nuk ka arritur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa shprehet i bindur se bazuar në mbiemrin e tij, ai ka lidhje të drejptërdrejtë me Shqipërinë.

Albanese ka pohuar se vjen nga fshati Barlette, e që është përtej detit të Shqipërisë.

Ai ka treguar për bisedën që ka pasur me babain e tij, derisa ka treguar se gjjithmonë kanë pasur shumë aktivitete nga porti i Barit.

“Ka një monument kryesor në atë zonë ku ka shum albaneses është një mbimër shumë zakonshëm dhe qartësisht është mënyra se si emri na percakton, diku në të kaluarë time s’ka dyshime që që ka një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë”, u shpreh ai para disa mediave.

Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

Komento: