Mitsotakis: Prishtina dhe Beogradi të bëjnë një hap pas për të bërë progress.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në fjalën e tij të shkurtër përpara gazetarëve, Mitsotakis shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas.
“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis. /TVKlan