Kryeministri i Kosovës arrin në takim me Presidentin e Serbisë

16:19 | 16 Korrik 2020

Kryeministri Hoti arrin në takim me presidentin Vuçiq.

Pas pak minutash pritet të fillojë takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Reporteri ka siguruar disa pamje ku shihet se kryeministri Hoti bashkë me dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj e Albulena Balaj-Halimi tashmë ka arritur në takimin, i cili pritet të shënojë edhe rifillimin e dialogut mes dyja vendeve.

Nikoqir i takimit të kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Komento: