
Demarkacioni me Malin e Zi ende mbetet çështje e hapur për palën kosovare.
Pretendenti i postit të Haradinajt, Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Mirëpo, shefi i qeverisë në Podgoricë, Dushko Markoviq këtë po e konsideron si punë të kryer.
Madje ai ka thënë se kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi i është vendosur pika.