Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas rastit tragjik të djeshëm në Cetinje.
Siç raporton Vijesti”, aty do të marrin pjesë edhe prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq.
“Gjatë seancës, Këshilli do të fokusohet në sfidat kryesore në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje, si dhe do të propozojë një sërë masash që synojnë luftimin e krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Në agjendë do të përfshihet edhe një nismë për zbatimin e veprimeve urgjente në të gjitha qytetet e vendit. Mali i Zi me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, si dhe shpalljes së konkursit publik për rekrutimin e policëve të rinj me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë”, njofton Qeveria.