Kryeministrit të prekur me koronavirus i është përkeqësuar gjendja dhe ka kaluar në përkujdes intensiv.
Kryeministri britanik, Boris Johnson është në përkujdes intensiv.
Kjo është bërë e ditur pasi gjendja e tij është përkeqësuar pasi sot ka hyrë në ditën e 10-të që kur është konfirmuar me koronavirus.
Mediat britanike ende s’kanë dhënë më shumë detaje, përcjell Periskopi, por sot, kryeministri britanik është pranuar në spital e deri sot, ai ishte në vetizolim në shtëpinë e tij.