Kryeministri i prekur me koronavirus në gjendje të rëndë, kalon në përkujdes intensiv

21:36 | 06 Prill 2020

Kryeministrit të prekur me koronavirus i është përkeqësuar gjendja dhe ka kaluar në përkujdes intensiv.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është në përkujdes intensiv.

Kjo është bërë e ditur pasi gjendja e tij është përkeqësuar pasi sot ka hyrë në ditën e 10-të që kur është konfirmuar me koronavirus.

Mediat britanike ende s’kanë dhënë më shumë detaje, përcjell Periskopi, por sot, kryeministri britanik është pranuar në spital e deri sot, ai ishte në vetizolim në shtëpinë e tij.

Komento: