Kryeministri italian nënshkruan dekretin, sot zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Coppa Italia

08:29 | 12 June 2020

Pas tre muajve pauzë, futbolli italian i kthehet fushave të blerta.

Futbolli në Itali ka marrë dritën e gjelbër për tu luajtur dhe që nga nesër do të zbresin skuadrat në fushë.

Ka qenë kryeministri italian Giusseppe Conte që ka konfirmuar se që nga nesër do të lejohen ndeshjet e futbollit në Itali.

Në fakt ndeshja e parë që do të zhvillohet është gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit.

Kryeministri italian ka nënshkruar një dekret qeveritar ku lejohet zhvillimi i ndeshjeve të futbollit.

“Unë sapo kam nënshkruar një dekret qeveritar që lejon zhvillimin e futbollit”.

“Coppa Italia do të luhet nesër dhe normalisht me dyer të mbyllura dhe në përputhje me protokollet e vendosura në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e infeksionit”, ka deklaruar kryeministri italian.

Ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit e zhvilluar në San Siro kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa nesër (e premte) zhvillohet takimi kthyes. Ndeshja fillon në ora 21:00.

Ndërkohë dueli i dytë gjysmëfinale është ai mes Napolit dhe Interit ku takimi i parë i takoi napolitanëve që fituan minimalisht 0-1.

Komento: