Kryeministri izraelit thotë se lufta me Iranin nuk ka ‘përfunduar’

20:15 | 09 Korrik 2026
kryeministri-izraelit-thote-se-lufta-me-iranin-nuk-ka-‘perfunduar’

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të enjten se lufta me Iranin “nuk ka mbaruar”, mes përshkallëzimit ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit në ditët e fundit.

“Lufta nuk ka mbaruar. Ka sfida të reja”, tha Netanyahu, raporton Anadolu.

“Ruajtja e superioritetit ajror është një shtyllë themelore e doktrinës së sigurisë kombëtare të Izraelit. Është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme të trazuar”.

Irani dhe SHBA-të shkëmbyen sulme gjatë dy ditëve të fundit mes përshkallëzimit pas sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Komento: