Myslimanët në gjithë botën po e festojnë Fitër Bajramin.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka bërë tashmë traditë që në festën e Bajramit tu shpërndajë ëmbëlsira policëve.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe sot kryeministri Haradinaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah”.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!