
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, ku ka përuruar hapësirat e reja të administratës shtetërore dhe ka nderuar kujtimin e viktimave të pasluftës.
Sipas Kossev, gjatë kësaj vizite, Kurti vizitoi zyrat e sapohapura të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ky objekt, deri para pak kohësh, ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele serbe, përkatësisht nga Drejtoria për Tokë Ndërtimore si dhe disa institucione të tjera më të vogla të sistemit të Serbisë.
Para vizitës në ATK, Kryeministri u ndal në lagjen multietnike të njohur si “Tre Rrokaqiejt”, ku vizitoi familjen e Selver Haradinajt.
Haradinaj u vra në vitin 2012 nga shpërthimi i një bombe në banesën ku jetonte me familjen e tij. Ndonëse kanë kaluar vite, rrethanat e kësaj tragjedie mbeten ende të pasqaruara plotësisht.
Në atë kohë, dyshohej se një grup personas hodhi mjetin shpërthyes në dritaren e banesës së tyre.