Kryeministri Kurti bën homazhe në varrezat e Velanisë: Si Qeveri asnjëherë nuk do të harrojmë se nga vijmë

10:20 | 18 Prill 2022

Kurti bën homazhe në varrezat e Velanisë: Si Qeveri asnjëherë nuk do të harrojmë se nga vijmë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

I shoqëruar nga ministrat e tij, Kurti tha institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë dëshmorët e kombit.

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb.

Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti./EO

Komento: