Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit Hasan Prishtina në Kukës.
Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.
Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit Hasan Prishtina.
Pas homazheve, Kurti takoi kryetarin e Kukësit, Safet Gjici, drejtuesin politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.
U bisedua për shënimin e përbashkët të 150-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.