Kryeministri Kurti bisedon me Bushatin për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë

18:03 | 18 Tetor 2022

Kurti bisedon me Bushatin për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim mikun e tij, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takimin që u zhvillua, Kurti dhe Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.

U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.

Komento: