Kryeministri Kurti deklarohet pas takimit me Lajçak: Raporti i KE-së për Kosovën njëri prej të mirëve në rajon

20:25 | 13 October 2022

Kurti pas takimit me Lajçak: Raporti i KE-së për Kosovën njëri prej të mirëve në rajon.

Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që e pati sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se kanë biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Përsërita angazhimin tonë ndaj strukturës së përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme të përqendruar në njohjen reciproke”.

“Raporti i KE-së për Kosovën është shënuar si një prej më të mirëve në rajon”, ka thënë Kurti.

Komento: