Kryeministri Kurti deklarohet pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

19:22 | 10 Nëntor 2022

Kurti pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që pati me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se folën për dialogun për marrëveshje Kosovë – Serbi, zhvillimet e fundit dhe thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

I pari i qeverisë tha se gjatë takimit që ai pati me Osmanin bashkë me Macronin, u potencua se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.

“Ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti tha se bashkë me Osmanin falënderuan Macronin për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuan përkushtimin e plotë të Kosovës në këtë proces.

Komento: