Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla mbajnë konferencë për media, kjo është arsyeja

11:32 | 14 Shtator 2022

Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media, kjo është arsyeja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media.

Ata do të dalin para gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë dhe do të flasin në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim.

Komento: