Kryeministri Kurti: Dikur niveli qendror i bënte opozitë atij lokal, tash është anasjelltas.

10:47 | 10 Maj 2023

Kurti: Dikur niveli qendror i bënte opozitë atij lokal, tash është anasjelltas.

Ka filluar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku në rend të ditës janë 13 pika për diskutim.

Kryeministri Albin Kurti në një fjalë rasti ka thënë se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, ndërsa tash është anasjelltas, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, të dyja këto janë qasje të gabuara sepse niveli qendror dhe ai lokal duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike.

“Në fillimit të prillit, hapëm thirrjen publike për ndërtesat e banimit social. Në maj të vitit të kaluar nënshkruam kartën për komunën e gjelbër”.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës të katërt me përfaqësuesit e komunave. Këto janë dëshmi të forta të mbështetjes së qeverisë për komunat. Dikur pushteti i bënte opozitë nivelit lokal, tash niveli lokal i bën opozitë nivelit qendror”.

“Gabim ka qenë atëherë dhe gabim është kjo tash sepse qeveria dhe komunat janë të qytetarëve”.

Komento: