Kurti,opozitës: “Zajednica” nuk ka kaluar në gjykatë e popull, s’kalon as në qeveri – por ju e keni kaluar.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka kaluar në Kuvend, por nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka kaluar as në popull e as në Qeveri.
“Zajednica ka kaluar këtu në kuvend, Zajednica nuk ka kaluar në Gjykatë, nuk ka kaluar as në popull e nuk kalon as në kryeministri e qeveri – por tek ju ka kaluar”, tha Kurti.
Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se Beogradi zyrtar gjatë negociatave që nga vjeshta e vitit të kaluar ka insistuar që marrëveshja të bëhet pasi të zbatojmë Asociacionin – por kjo nuk u bë dhe sipas tij është fitore për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Beogradi zyrtar gjatë negociatave që kemi zhvillu tërë vjeshtën e kaluar dhe këtë dimër insistimi i Beogradit është të bëjmë marrëveshje pasi të zbatojmë Asociacionin dhe kjo nuk u bë – kjo është fitore e jona s’është e imja por e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj”.
“Ata kanë dështuar me imponu zbatimin e Asociacionit si parakusht, e dyta kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës së propozimit ose në preambulë ose në nenet 1 a 2, është fjalia e fundit tek neni 10 – i fundi dhe kjo është mirë për Kosovën” tha Kurti.