Kryeministri Kurti e ministri Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Kurti e ministri Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023

10:09 | 21 Nëntor 2022

Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023.

Në një takim me qytetarë në Prizren, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të prezantojë Buxhetin për viti 2023.

“Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino”, njoftoi Qeveria.

Buxhetin për vitin 2023, Qeveria e quajti “buxheti më i madh në histori të vendit” derisa njoftoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të shpalojnë atë në prani të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit.

Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino.

Ju ftojmë që të merrni pjesë.

Komento: