Kurti e Osmani takohen me senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut.
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti janë duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ku prezentë janë edhe shumë liderë botërorë .
Në takime të ndara, Osmani e Kurti takuan senatoren amerikane Jeanne Shaheen, me të cilët diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani.