Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani takohen me senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut

15:21 | 18 Shkurt 2023

Kurti e Osmani takohen me senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut.

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti janë duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ku prezentë janë edhe shumë liderë botërorë .

Në takime të ndara, Osmani e Kurti takuan senatoren amerikane Jeanne Shaheen, me të cilët diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani.

Komento: