Kryeministri Kurti e pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari

19:27 | 03 October 2022

Kurti e pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, sot në takim lamtumirës e ka pritur kryeministri Albin Kurti.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kajari e falënderoi Kurtin për diskutimin e hapur dhe gatishmërinë e dëshmuar për bashkëpunim. Po ashtu, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, Kurti e falënderoi Kajarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, ka një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kajari, sot gjatë ditës, pati takim lamtumirës edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Komento: